PDS pret koalicion të gjërë si në Ulqin
Prej tvteuta11:46, 4 Mars 2019
P
Pas shpalljeve të rezultateve paraprake të zgjedhjeve lokale në Komunën e Tuzit, menjëherë filluan edhe spekullimet për koalicionet e mundshme paszgjedhore. Nik Gjeloshaj, bartësi i listës shqiptare ka thënë se për këtë është herët të flitet por nuk ka përjashtuar bisedime me Demokratët, kurse nga Partia Demokratike e Socialistëve kanë lënë të kuptohet se shpresojnë për një koalicion të gjërë, ku do të marrin pjesë edhe Socialdemokratët dhe Partia Boshnjake. Ky lloj koalicioni , i cili do ti përngjante atij të Ulqinit, ka pak gjasa të ndodhë në Tuz pasi dallimet dhe animozitetet në mes partive janë edhe më të theksuara.