PDS: Për zgjedhjet në Ulqin vendimi do të sillet në fund të gushtit
Prej tvteuta09:59, 17 Gusht 2017
Kryetari i Këshillit Komunal i Partisë Demokratike të Socialistëve në Ulqin, Loro Nrekiq, ka thënë për Dnevne Novine se deri në fund të muajit do të bëhet e njohur se kur do të mbahen zgjedhjet lokale në Ulqin.
Nrekiq shtoi se në PDS preferojnë që ato të mbahen me 26 nëntor së bashku me ato në disa komuna tjera, por data përfundimtare do vendoset në bisedime me antarët e tjerë të koalicionit. Nga Forca më herët kanë deklaruar se ato janë që zgjedhjet të mbahen në janar sipas planit, kurse partitë opozitare po ashtu preferojnë muajin nëntor.