Politikë Më shumë

PDS, PB , UDSH dhe SD do të formojnë pushtetin në Tuz

Prej tvteuta09:59, 6 Janar 2018

Përfaqësuesit e PDS kanë arritur marrëveshjen me Socialdemokratet që të jenë pjesë e pushtetit në Tuz, njofton Vijesti. Koalicion në pushtet në këtë komunë, në kuadër të kryeqytetit sipas të gjitha gjasave do të jenë PDS, UDSH, Partia Boshnjake dhe Socialdemokratet.

Është biseduar që kryetari i komunës të jetë nga PDS, kryetari i kuvendit komunal nga UDSH, nënkryetari i komunës nga Socialdemokratet kurse Partia Boshnjake do të ketë një ose dy funksione të rëndësishme. Në zgjedhjet lokale PDS ka fituar 14 mandate dhe për të formuar pushtetin u nevojitet përkrahja e tre këshilltareve të tjerë.

  • 1

    Radio