Politikë

Politikë Më shumë

PDS: Opozita po “bredh” në skenën politike

Prej tvteuta23 March 2017

Nga Partia Demokratike e Socialistëve i konsiderojnë kërkesat e opozitës për përsëritje të zgjedhjeve lokale në Nikshiq, si bredhje pa qëllim të caktuar në skenën politike të vendit. “Kur janë në pyetje zgjedhjet ato kanë kritere të ndryshme. I pranojnë në Budva, i bojkotojnë në Nikshiq, marrin pjesë në Herceg Novi. Duan të përsërisin të gjitha zgjedhjet deri kur të shpallën fitues”, ka thënë për Pobjeda zyrtari i kësaj partie Radivoje Nikçeviq. Sipas tij, zgjedhjet në Nikshiq treguan se opozita i bojkotoi vetëm nga frika se do ti humbasin. Nikçeviq shprehu keqardhje që pjesa tjetër e opozitës po ndjek rrugën e Frontit Demokratik e cila nuk çon askund, dhe se me shpejt do të shohin pasojat e këtij gabimi.