Politikë Më shumë

PDS në Ulqin arrin të fitojë 4001 vota. Rënie e lehtë e votës shqiptare

Prej tvteuta18:33, 2 Shtator 2020

Në zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit në Komunën e Ulqinit fituesi absolut mund të cilësohet Partia Demokratike e Socialistëve, e cila arriti një rekord të ri duke fituar 4001 vota, apo afër 30% të totalit, tregojnë të dhënat preliminare. Partitë shqiptare që në këto zgjedhje garuan me dy lista, edhe pse me mandate arritën të fitojnë më shumë se në zgjedhjet e para 4 viteve, në realitet kanë pasur rënie të lehtë të votave. Të kombinuara së bashku ato para 4 vitete fituan mbi 6.000 vota në qytetin tonë, kurse tani nuk e arritën këtë shifër. Të dyja listat së bashku në total në këto zgjedhje patën rreth 11.000 vota, gati 2 mijë vota më shumë se në vitin 2016, por për këtë duhet ti falenderohen kryesisht votuesve në komunën e Tuzit dhe në masë më të vogël në Guci, ku edhe pse numri nuk është i lartë, të paktën nuk ka pasur rënie. Një e veçantë tjetër e këtyre zgjedhjeve në komunën tonë, është edhe fakti se përveç listave shqiptare dhe Socialdemokratëve, të gjithë të tjerët kanë pasur rritje të votave në krahasim me zgjedhjet lokale të vitit 2018, çka tregon se pjesmarrja në qeverisjen vendore mund të kushtojë jo pak kur mekanizmet e qeverisjes janë në duart e subjekteve të tjera. Megjithatë, koalicioni “Bashkë një za”, të paktën ka arritur të ruajë elektoratin duke siguruar numër pak a shumë të njëjtë me atë të zgjedhjeve lokale, çka nuk mund të thuhet për “Listën Shqiptare”. Sidoqoftë, ky është momenti kur subjektet shqiptare, por edhe votuesit, duhet të reflektojnë. Të partë për politikën e tyre këto vitet e fundit, kurse të dytët, për arsyet që i japin votat e tyre, të cilat kanë degjeneruan në nivelin më të ulët në historinë e shkurtë të pluralizimit në Mal të Zi

  • 1

    Radio