Aktuale Më shumë

PDS: Ndryshimet po e bëjnë Prokurorinë vegël në duart e qeverisë

Prej tvteuta16:48, 18 Shkurt 2022

Vendimi i Këshillit Prokurorial për largimin e disa prokurorëve nga sistemi prokurorial në mënyrë diskriminuese ka ekspozuar funksionin real të përbërjes së re të këtij organi, thonë në Partinë Demokratike të Socialistëve.

“Tashmë shihet se anëtarët e rinj të Këshillit Prokurorial nuk u zgjodhën për të kryer reformë dhe për të luftuar format e krimit, por për të qenë një organ apo mjet në duart e qeverisë së re, e cila do të vendosë prokurorinë nën kontrollin e saj “, thonë në këtë parti.

Ata kujtojnë se disa herë gjatë vitit të kaluar organi ekspert i Këshillit të Evropës, Komisioni i Venecias, paralajmëroi se nuk është mirë të ndryshohet përbërja e plotë e Këshillit Prokurorial për shkak të ndryshimit të mazhorancës qeverisëse.

  • 1

    Radio