Aktuale Më shumë

PDS kërkon vendin e Kryetarit të Komunës

Prej tvteuta10:09, 10 Dhjetor 2015

Pas takimit të mbajtur dje në mes përfaqësuesve të Partisë Demokratike të Socialistëve dhe koalicionit të udhëhequr nga Partia Demokratike e Fatmir Gjekës, duket se PDS do të kërkojë postin e Kryetarit të Komunës.

Kjo parti po mundohet të krijojë një koalicion të gjërë ku do të marrin pjesë të gjitha partitë shqiptare në pushtetin lokal por edhe UDSH, në mënyrë që të forcojë pozicionet e veta në zgjedhjet parlamentare. Edhe pse një koalicion i tillë duket tejet i pamundur, nga PDS nuk kanë shumë alternativa, pasi Forca ka refuzuar ta përkrahë kërkesën e tyre për kryetar komune.

Nga PDS kanë bërë të ditur se të hënën do ti bëjnë publike vendimet e veta për situatën politike në Ulqin.

  • 1

    Radio