PDS ka dorëzuar iniciativën për seancën kontrolluese të Spajiqit dhe Sharanoviqit
Prej tvteuta13:24, 15 Mars 2024
Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) ka dorëzuar iniciativën për seancën kontrolluese të kryeministrit Millojko Spajiq dhe ministrit të Punëve të Brendshme Danillo Sharanoviq lidhur me ngjarjet në seancën e parafundit të Qeverisë.
“Dëshiroj t’ju informoj se, siç e kemi paralajmëruar, në procedurën parlamentare sapo kemi dorëzuar iniciativën për seancën kontrolluese të kryeministrit Millojko Spajiq dhe ministrit të Punëve të Brendshme Danillo Sharanoviq dhe duke pasur parasysh situatën e përgjithshme që ishte në ditët e kaluara lidhur me çështjen e zgjedhjes së ushtruesit të detyrës së drejtorit të administratës policore, në fakt për ngjarjet në seancën e Qeverisë, nga e cila u njoftuam për akuza të ndërsjella për kryerjen e krimeve të përgjakshme dhe shkeljes së ligjit”, tha Nikolla Janoviq, deputet i PDS, në seancën e sotme të Komisionit Parlamentar për Sigurinë dhe Mbrojtjen.
Ai theksoi se beson se është e drejta e të gjithë deputetëve, por edhe e mbarë opinionit publik që të mësojnë se çfarë ka ndodhur në seancën e parafundit të Qeverisë, si dhe se është e nevojshme të marrin përgjigje në pyetjet se kush shkeli ligjin gjatë zgjedhjes së ushtruesit të detyrës Drejtor i Administratës së Policisë.
“Në bazë të Rregullores dhe nenit 75, ku dy herë gjatë seancës së rregullt komisioni parlamentar, me kërkesë të një të tretës së anëtarëve, merr vendim për seancën kontrolluese, ju njoftoj se pikërisht me një – e treta e anëtarëve, kolegu Zhivkoviq, kolegu Axhiq, kolegu Zirojeviq kan parashtruar këtë iniciativë tha Janoviq dhe kërkoi që seanca e inicuar e kontrollit të futet në rendin e ditës të seancës së sotme të Komisionit për Siguri dhe Mbrojtje, si dhe të vendoset për datën e vetë përmendur të seancës.