Politikë

Aktuale Më shumë

PDS fton partitë e tjera parlamentare për diskutime

Prej tvteuta6 December 2022

Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) i ftoi përfaqësuesit e partive të tjera parlamentare në një takim ditën e nesërme, me qëllim arritjen e  një konsensusi për zgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Ftesën në  drejtim të klubeve të deputetëve e ka dërguar kryetari i klubit të deputetëve të PDS-së, Danijel Zhivkoviq. Ai bëri thirrje për një takim nesër në Kuvendin e Malit të Zi, me fillim nga ora 17:00, “me besimin se dialogu do të çojë në të paktën konsensusin minimal të nevojshëm për zhbllokimin e institucioneve”. Zhivkoviq beson se takimi i krerëve të klubeve parlamentare do të ishte një mënyrë e mirë për të vazhduar dialogun dhe për të gjetur një zgjidhje për krizën politike. “Duke qenë se në takimin e kaluar të organizuar nga kryetarja e Kuvendit të Malit të Zi, kemi marrë konfirmimin nga liderët e subjekteve politike se ka gatishmëri për marrëveshje, besoj se takimi i krerëve të klubeve parlamentare do të ishte një mënyrë e mirë për të vazhduar dialogun dhe për të gjetur një zgjidhje për krizën politike”, thuhet në letër. Se në këtë parti ka gatishmëri për arrtijen e një kompromisi, e tregon edhe deklarata e nënkryetarit të partisë, Ivan Vukoviq, i cili tha se pret që më 12 dhjetor të zgjidhet një gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese. Kjo do të ofrojë mundësi, siç thotë ai, që të konstituohet mbledhja e re e Kuvendit të Kryeqytetit të Podgoricës dhe të zgjidhet kryetari i ri.Votimi për gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese është caktuar për ditën e hënë.