Politikë Më shumë

PDS favorizon koalicion të gjërë në Ulqin

Prej tvteuta10:09, 15 Dhjetor 2015

Pas mbledhjes së kryesisë së PDS (DPS) dje në Podgoricë, ku është diskutuar edhe situata politike në Ulqin, kjo parti ka dalë me një deklaratë ku në mes tjerash shprehet në favor të një koalicioni të gjërë në mes saj dhe partive shqiptare.

Në deklaratë thuhet se megjithë ofertat e ndryshme që kanë pasur nga partitë shqiptare, ato janë të prirur drejt një koalicioni të gjërë i cili do të punojë në të mirë të Ulqinit.

Nga PDS nuk kanë saktësuar se si e mendojnë funksionimin e një koalicioni të tillë e as se nga cila parti do të jetë kryetari i komunës. Edhe pse nga mbledhja e mbrëshme pritej dicka më konkrete, duket se bisedimet do të vazhdojnë në mënyre interne në mes kësaj partie dhe atyre shqiptare.

  • 1

    Radio