Politikë

Politikë Më shumë

PDS dhe URA kundër mënyrës së festimit të fitores në Tuz

Prej tvteuta5 March 2019

PDS dhe URA kundër mënyrës së festimit të fitores në Tuz

Partia Demokratike e Socialistëve dhe Lëvizja Qytetare URA në deklaratat e tyre kanë analizuar festimet e qytetarëve pas fitores së Forumit Shqiptar në zgjedhjet e Tuzit. Nga PDS këto festime i kanë quajtur nacionaliste dhe të shëmtuara, kurse URA ka shkuar edhe më larg duke i quajtur fashiste, por duke fajsuar për këtë politikën e deritanishme të partisë së Gjukanoviq. Pas shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve, të cilat ishin në favor të koalicionit shqiptar, në rrugët e Tuzit pati festime me muzikë dhe simbolet kombëtare shqiptare.