PDS dhe PD votuan që të fshihen mungesat!
Prej tvteuta20 October 2017
Në mbledhjen e djeshme të Kuvendit Komunal, në kuadër të llogarisë përfundimtare ishte edhe raporti i komisionit të Sekretariatit për financa i cili tregonte haptas se mjetet me vlerë rreth 31.000 euro të blera nga Komuna e Ulqinit, mungojnë dhe nuk dihet se ku kanë shkuar. Nga Partia Demokratike, kryetari i së cilës ndodhej në krye të Komunës në kohën kur ishin evidentuar këto blerje dhe i kishte nënshkruar vetë, kërkuan që ato të fshihen nga llogaria përfundimtare. Kundër kësaj ishin kategorisht këshilltarët e Forcës së Re Demokratike, të cilës arsyetuan se nuk mund të pajtohen që, si i cilësuan ata, keqpërdorime të tilla të marrin votën e tyre. Çuditërisht, menjanimi i këtij raporti mori përkrahje edhe nga Partia Demokratike e Socialistëve, kurse këshilltarët e UDSH-së ishin të përmbajtur.