Aktuale Më shumë

PDS: Demokratët kanë frikë nga koalicioni Për të Ardhmen e Malit të Zi

Prej tvteuta12:53, 19 Shtator 2023

Demokratët po luftojnë kundër krimit me Dritan Abazoviqin, një person që ata e quajtën kriminel dhe e akuzuan në qindra deklarata si mbrojtësi kryesor i mafies në Mal të Zi, sipas Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS).

PDS për Demokratët pretendon se janë të fshehur në pozicionet e tyre në thellësi, dhe të sulmuar nga koalicioni Për të Ardhmen e Malit të Zi.

“Ata prononcohen me kujdes, siç jemi mësuar tashmë,  frikacakë dhe hipokritë. Është një parti e njohur për mungesën e substancës elementare politike, qëndrimit apo opinionit për çdo temë, arsyeja e vetme e ekzistencës së së cilës është karrigia presidenciale për liderin e tyre” theksojnë nga PDS-së.

Sipas tyre, “Demokratët e tregojnë guximin e tyre duke palosur mjeshtërisht bishtat para Frontit Demokratik dhe liderëve të tyre dhe përpiqen të heshtin sa herë që është e nevojshme për të luftuar për ndonjë interes kombëtar të Malit të Zi”.

“Për shkak të hipokrizisë totale, për të cilën sapo përmendëm, si dhe për shkak të rëndësisë së tyre margjinale në skenën politike, ne rrallë debatojmë me demokratët, por duke pasur parasysh obsesionin e tyre me Partinë Demokratike të Socialistëve, prej kohësh, duhet t’u kujtojmë se i gjithë “parimiteti” i tyre fillon dhe mbaron në të njëjtën kohë në karrigen e lartë të famshme të Kryetarit të Kuvendit”, përfundoi PDS.

  • 1

    Radio