Politikë

Politikë Më shumë

PDS: Abazoviq ka filluar të kërkoj justifikim për humbjen e zgjedhjeve në Ulqin

Prej tvteuta31 July 2017

Nga Partia Demokratike e Socialistëve kanë reaguar pas deklaratës së URA-s në të cilën ndihma prej 300.000 eurosh miratuar Ulqinit dhe Cetinës është konsideruar si vazhdimi aferës “Snimak”. Nga PDS thonë se Abazoviq në vend që të gëzohet që Qeveria po ndihmon qytetin e tij, ka filluar me justifikime për humbjen e pritur në zgjedhjet lokale që do të mbahen në Ulqin. URA ndihmën e Qeverisë për këto dy qytete e ka quajtur blerje të votave në kuadër të zgjedhjeve.