Politikë Më shumë

PAZHIN: DUHET TE LUFTOJME TE GJITHE KUNDER DHUNES NDAJ GRUAS

Prej tvteuta18:17, 18 Mars 2019

Sot ne Podgorice u mbajt konferenca me temen “Dhuna ndaj grave-implementimi I konventes se Stambolles dhe shtytje proceseve” ne te cilen moren pjese disa ministra te qeverise se Malit te Zi , perfaqesues te institucioneve relevante si dhe perfaqesueset e Rrjetit politik te gruas, e perbere nga 16 subjekte politike ne Mal te Zi, si bashkeorganiyatore te kesaj konference.

Ministri I drejtesise Zoran Pazhin, njeherit edhe zavendes kryeminister I qeverise, deklaroi se eshte obligim I cdo shoqerie qe me vendosmeri ti kundervihet dhunes ndaj gruas. “Edhe pse ka pasur arritje, ne kete fushe mund dhe duhet te bejme me shume. Eshte e domosdoshme qe e tere shoqeria, dhe te gjithe ne si individ, edhe publikisht edhe individualisht, te cojme zerin kunder dhunes ndaj gruas dhe te dergojme mesazh te qarte se dhuna ne Mal te Zi nuk guxon dhe nuk do te tolerohet”, theksoi Pazhin.

  • 1

    Radio