Pazari i Sh.F. “Boshko Strugar” mblodhi disa dhjetëra vizitorë

Prej tvteuta09:29, 23 Dhjetor 2018

Pazari tradicional i Vitit të Ri që organizohet nga shkolla fillore “Boshko Strugar” dhe këtë vit mblodhi një numër të madh vizitorësh. Ndryshe nga ato të mëparshmit, pazari u organizua brenda shkollës, dhe në stendat e përgatitura nxënësit ekspozuan punimet e tyre, të cilët i shitën me çmime të caktuara. “Për shkak të kushteve të motit  vendosëm që pazarin e këtij viti ta organizojmë brenda shkollës dhe mendoj se nuk kemi gabuar. Sidoqoftë, atmosfera është më intime dhe fëmijët ishin shumë të kënaqur me pjesëmarrjen në pazar,” tha  drejtori i shkollës, Mio Androviq. Paratë e mbledhura nga shitja e punimeve do të përdoren për të përmirësuar cilësinë e mësimit të nxënësve të këtij institucioni arsimor.

  • 1

    Radio