Kulturë Më shumë

Pater Pashko Gojçaj: Ta marrim këtë izolim si një sakrificë e cila është për kohën e krezmëve

Prej tvteuta21:59, 12 Prill 2020

Tuzi ka tre javë që është i izoluar totalisht dhe festat si në çdo vend tjetër nuk janë të lejuara. Pasiqë vendi gjendet në një situat në të cilën nuk është ballafaquar më heret dhe kremtimi i festave duhet ti përshtatet kësaj periudhe, kështu shprehet vikari gjeneral i Argjipeshkëvisë së Tivarit dhe famullitari i kishës së Tuzit, pater Pashko Gojçaj. Ai uron të gjithë besimtarët që Pashkët ti festojnë në ngrohtësinë familjare në mënyrën më të mirë të mundëshme. “Ta marrim këtë izolim si një sakrificë e cila është për kohën e krezmëve, ta marrim me vullnet të mirë dhe të plotë” thotë Gojçaj.

  • 1

    Radio