Aktuale Më shumë

Pastrim vullnetar i deponisë në Mavrian

Prej tvteuta20:17, 11 Shkurt 2022

Mungesa e deponisë për mbeturinat inerte është problem i vazhdueshëm në komunën e Ulqinit. Por ka njerëz të cilët në mënyrë vullnetare janë të gatshëm të ndihmojnë në këtë drejtim, duke kontribuar të paktën në pastrimin e atyre që ndodhen në zona të caktuara.

Koordinatori i Policisë Komunale Amir Mehmeti, thotë se një sipërmarrës nga Ulqini, Visar Kasneci, ka pranuar në mënyrë vullnetare që të pastrojë deponinë në Mavrian.

Kjo periudhë është edhe koha e krasitjes së ullinjve, dhe nga policia komunale apelojnë tek qytetarët që të mos i hedhin ato vend e pa vend, me shpresën se së shpejti do të sigurohet lokaliteti i duhue për deponimin e mbeturinave të tilla.

Komuna e Ulqinit disa herë ka tentuar të sigurojë lokalitetin për deponinë e materialeve inerte, por deri tani pa suskes. Vendi i parashikuar me plan hapsinor, ai në zonën e Malit të Brisë, nuk u realizua për shkak të protestës së banorëve, ndërsa në shqyrtim për momentin janë disa lokalitete të tjera, me shpresë se nuk do të ketë pengesa të reja.

  • 1

    Radio