Aktuale Më shumë

Pasqyrat financiare të vitit të kaluar

Prej tvteuta15:39, 6 Qershor 2022

Pasqyrat financiare të vitit të kaluar konfirmuan pritjet se rezultatet e biznesit të kompanisë do të jenë dukshëm më të mira se vitin e kaluar, por viti rekord i të ardhurave, 2019, mbeti i paarritshëm, pasi të ardhurat totale të biznesit në vitin 2021 mbetën në 95, 4 për qind të të ardhurave të realizuara nga 2019, shkruan Qendra e PR.

Kjo u bë e ditur në një konferencë për shtyp me rastin e publikimit të rezultateve të renditura në 25 kategori dhe prezantimit premierë të botimit Gazeta biznesi – 100 më të mëdhatë në Mal të Zi në 2022.

Themeluesi i BI Consulting, ofrues i informacionit për biznesin dhe bashkëorganizator i projektit, Ratko Nikolliq, theksoi se rritja ende gjenerohet kryesisht nga efektet e sezonit turistik, si drejtpërdrejt nëpërmjet rritjes së sektorit të akomodimit dhe shërbimeve ushqimore, i cili është mbi dyfishuar (121 për qind), ashtu edhe në mënyrë indirekte, nëpërmjet rritjes së sektorëve të tjerë, shitjet e të cilëve mbështeten në rritjen sezonale të konsumit, që gjenerohet edhe nga turistët.

“Në përgjithësi, kompanitë që plotësojnë kushtet e projektit tonë në vitin 2021 arritën një rritje totale të të ardhurave prej rreth 13.8 për qind krahasuar me vitin 2020. Në të njëjtën kohë, në të gjitha fushat e biznesit, përveç në ndërtim, është arritur rritje e të ardhurave. Vihet re se kompanitë e mëdha dhe të mesme u rritën më shumë, ndërsa 100 mikro-kompanitë më të mëdha në shumën totale kishin rënie të të hyrave në krahasim me vitin 2020”, tha Nikolliq.

  • 1

    Radio