Aktuale Më shumë

Pas protestave, Kina lehtëson kufizimet lidhur me COVID-in

Prej tvteuta16:51, 1 Dhjetor 2022

Kina ka zbutur tonet lidhur me rrezikun që paraqet COVID-19 dhe po lehtëson disa kufizime edhe pse numri i rasteve ditore është pothuajse në nivele rekord të larta.

Ky zhvillim pason protestat që përfshinë vendin, një shprehje e zemërimit publik, mbi masat e ashpra kufizuese të lidhura me pandeminë.

Disa qytete edhe pse po njoftojnë infeksione të reja, po heqin kufizimet dhe po lejojnë bizneset të rihapen.

Autoritetet shëndetësore njoftuan lehtësimin e masave, por pa përmendur protestat, të cilat varionin nga tubimet e qeta në Pekin tek përleshjet me policinë në rrugët e Guangzhout.

  • 1

    Radio