Pas një muaji familja Llunjiq u bë me shtëpi të re
Prej tvteuta10:05, 27 Qershor 2019
Para një muaji sollëm për publikun e gjërë kushtet e mjerueshme të jetesës së familjes 4 anatrëshe të Elez dhe Sebije Llunjiq, pas një muaji atyre u dorzuan çelësat e banesës se re në qytetin e Tivarit. Mërgata shqiptare e Australisë ja arriti që brënda një muaji të grumbullojë të hollat dhe të bëjë të mundur që kjo familje brënda një kohe të shkurtër të largohet nga gërmadhat. Thires së tyre ju përgjigjen edhe mërgimtarët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe bashkëvendasit.
Çelsësat familjes Llunjiq ja dorëzoj Ministri për të drejtat e njeriut dhe popoujve pakicë në Mal të Zi Mehmet Zenka. Në mes të tjerash ministri Zenka tha se ky gjest dëshmonë edhe njëherë se populli ynë është gjithmonë i gatshëm ta ndihmojë njëri tjetrin.
Përfaqësuesi i Mërgatës shqiptare të Australisë në Mal të Zi imam Astrit Nika shprehu falenderimet e tija për të gjithë donatorët që u besuan dhe e bënë të mundur që kjo familje të ketë një çati të sigurt mbi kokë. Banesa është 58m2 dhe ka kushtuar rreth 60 000 euro.
Sebija mbeti pa fjalë, shtëpija e sajë tashmë është e sigurt dhe nuk do të pikoj ujë. Ajo shprehet shumë falenderuese ndaj të gjith[ve që ju ndihmuan.