Pas gjysmës së dhjetorit priten vërshime. Takim senzibilizues të enjten në Katërkollë
Prej tvteuta16:40, 3 Dhjetor 2018
Ditën e enjte me 06.12.2018 në ora 10: 00 në Katërkollë do të mbahet takim me qytetarë me qëllim senzibilizimin dhe njoftimin rreth veprimit në situate emergjence të përmbytjeve. Shefi i Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit , Saubih Mehmeti, tha se do të ndahen fletushka me përmbajtje informative rreth reagimit në situata emergjente.
“Sa i përket shërbimit tonë kemi një staf të përgatitur dhe të trajnuar për të gjitha situatat emergjente”, tha Mehmeti. Sipas tij, vërshime pritet të ketë pas gjysmës së dhjetorit dhe ky shërbim është pajisur me dy mjete lundëruese që janë investim i Drejtorisë për Emergjenca.