Aktuale Më shumë

Pas 30 viteve: Spitali i Tivarit bëhet me mjek specialist për sëmundjet e hundës, veshëve dhe fytit

Prej tvteuta16:51, 15 Mars 2022

Pas 30 vitesh në Spitalin e Përgjithshëm në Tivar, sërish do të ordinojë specialisti për sëmundjet e veshëve, hundëve dhe fytit, kurse falë një donacioni të drejtorit ekzekutiv dhe anëtarëve të bordit drejtues të kompanisë “Barska plovidba”, në këtë spital so të fillojnë edhe operimet e këtyre organeve , thuhet nga Ministria e Shëndetësisë.

“Kam kënaqësinë të informoj opinionin se pas 30 vitesh në Spitalin e Përgjithshëm në Tivar do të kryhen sërish operacione në fushën e otorinolaringologjisë dhe se qytetarët e Tivarit nuk do të kenë nevojë të shkojnë në klinika private për këto spmundje. Të gjitha këto shërbime dhe operacione do të mund t’i kryejnë në qytetin e tyre nga data 1 prill. Gjithashtu, pas 30 vitesh, Spitali dhe Komuna e Tivarit kanë specialistin e kësaj fushe, doktorin Marko Stoiljkov, kurse së shpejti pritet edhe ardhja e një mjeku tjetër nga specializimi”, tha ministrja e Shëndetësisë Jelena Boroviniq Bojoviq në Tivar.

  • 1

    Radio