“Parukeri Ola” ne Ulqin
Prej tvteuta12:25, 30 Janar 2016

Hapet salloni profesional më i ri i parukerisë në qytetin tonë Parukeri Ola.
Një sallon bukurie i afirmuar në qytetin e Shkodrës vjen edhe në Ulqin me filialin më të ri për ti shërbyer klienteve që duan që gjithmon pamja e tyre të jetë e kuruar në cdo detaj.
Emrat me të njohur të artit shqiptar e të muzikës dhe humorit ishin të pranishëm në inagurimin e Parukeri Ola në Ulqin, për të përgëzuar miken e tyre që për vite me radhe i kanë besuar paraqitjen e tyre në skenat më prestigjoze shqiptare.
Zyliha Miloti dhe Violeta Zefi u shprehen për tv Teuta shumë të kënaqura që kjo parukeri po hap dyert e saja edhe për qytetin e Ulqinit, në mënyrë që edhe ketu femrat të kenë mundësi të bëjnë zgjedhjen më të mirë permes Parukeri Ola.