Sociale Më shumë

Partitë shqiptare do të vazhdojnë me iniciativën për ndryshimin e ligjit zgjedhor

Prej tvteuta09:56, 3 Shkurt 2016

Partitë shqiptare në Mal të Zi do të vazhdojnë të ngulin këmbë në ndryshimin e ligjit zgjedhor i cili është tejet diskriminues ndaj partive shqiptare.

Në takimin e liderave të partive, i cili është planifikuar të premten, pritet që partitë shqiptare të dorëzojnë për diskutim iniciativën e tyre, për të cilën janë marrë vesh të gjitha partitë.

Nevojen e ndryshimit të këtij ligji diskriminues, i cili mandatin e partive shqiptare  e bën dyfish më të shtrenjtë se atë të partive qytetare, e kanë përkrahur deklarativisht kryeministri Gjukanoviq dhe përfaqsuesit e disa partive opozitare.

  • 1

    Radio