Politikë Më shumë

Partitë shqiptare në Tuz arrijnë marrëveshje bashkëpunimi

Prej tvteuta09:52, 31 Tetor 2017

Faktori politik shqiptar në trevën e Malësisë ka firmosur marrëveshje, ku zotohen se të bashkuar, në dakordësi dhe bashkëpunim do të hartojnë listat dhe koalicionet zgjedhore, raporton Top Channel.  Marrëveshja është nënshkruar mes 4 partive shqiptare, Alternativës Shqiptare, UDSH-së, Lidhjes Demokratike Shqiptare dhe Forumit Demokratik për Integrim, të cilat angazhohen se pavarësisht dallimeve ideologjike të formacioneve të tyre politike, vetëm përmes një platforme të përbashkët, do të jenë në gjendje të përfaqësojnë siç duhet interesat e shqiptarëve. Megjithatë, sipas burimeve jozyrtare të partive, kjo marrëveshje nuk vlen për zgjedhjet lokale por është marrëveshje për bashkëpunim pas zgjedhjeve.

Po ashtu flitet se UDSH në zgjedhje ka vendosur të dalë e vetme, pasi negociatat me Alternativën Shqiptare nuk janë treguar të suskesshme.

  • 1

    Radio