Partitë shqiptare do të diskutojnë për padinë e Ministrisë së kulturës
Prej tvteuta10:22, 27 Gusht 2019
Nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi , Genci Nimanbegu, ka konfirmuar për gazetën Pobjeda, se partitë shqiptare do të takohen javën që vjen për të diskutuar në lidhje me padinë e Ministrisë së kulturës për valvitjen e flamurit shqiptar në manifestimin “Logu i Tërgajës”. Sipas tij, prezenca e flamurit shqiptar pa atë malazez nuk përbën asgjë të çuditshme, pas bëhet fjalë për simboli kombëtar të shqiptarëve dhe jo të një shteti tjetër, perdorimin e të cilit shqiptarët kanë të lejuar me Kushtetutë.
Ai shtoi se neni i Ligjit për sigurinë e rendit publik i cili parasheh dënime për perdorimin e flamujve dhe stemave të vendeve të tjera pa leje paraprake, është në kundërshtim me Kushtetutën dhe kjo do të zgjidhet së shpejti.