Sociale Më shumë

Partitë shqiptare dënojnë aktin vandal të djegjes së flamujve në Podgoricë

Prej tvteuta10:18, 16 Prill 2016

Edhe partitë shqiptare që veprojnë në Mal të Zi kanë dënuar aktin vandal të djegjes së flamujve të Kosovës dhe Shqipërisë në Podgoricë.

Forca e Re Demokratike, Unioni Demokratik i Shqiptarëve, Partia Demokratike, por edhe deputetë e figura tjera publike kanë shprehur indinjatën e tyre për vazhdimin e akteve të shëmtuara ndaj simboleve të popullit shqiptar.

Këto akte të papranueshme shkojnë në dëm të tolerancës ndëretnike, dhe krijojnë mosbesim në mes popujve që jetojnë në Mal të Zi, thuhet në deklaratat e tyre.

  • 1

    Radio