Politikë Më shumë

Partitë e pakicave përsëri kërkojnë ndalimin e dënimeve për simbolet kombëtare

Prej tvteuta10:07, 8 Korrik 2019

Përfaqësuesit e partive të pakicave në Kuvendin e Malit të Zi, Genci Nimanbegu, Ervin Ibrahimoviq dhe Adrijan Vuksanoviq, i kanë dorëzuar Kuvendit propozimin për ndryshimin e Ligjit pët rregullin dhe qetësinë publike, në mënyrë që të mos ketë dënime për shkak të përdorimit të simboleve kombëtare.

Ky propozim u dorëzua edhe në dhjetor të vitit të kaluar, por për të nuk pati shumicë pasi nuk u përkrah nga deputeti i Partisë Liberale Andrija Popoviq. Me ligjin aktual, shpallja publike e simpbleve të shteteve të tjera mund të cilësohet si provokim dhe tërheq dënime prej 100 deri në 500 euro.

  • 1

    Radio