Politikë

Politikë Më shumë

Partitë e pakicave nuk do të kenë kandidat për zgjedhjet presidenciale

Prej tvteuta21 August 2017

Partitë e pakicave të cilat kanë klubin e përbashkët të deputetëve në Kuvendin e Malit të Zi deri tani nuk kanë biseduar për kandidat të përbashkët për zgjedhjet presidenciale, dhe as nuk pritet që për këtë të ketë bisedime konkrete. Ministri për pakica Mehmet Zenka ka thënë se kandidati i pakicave nuk do të kishte shans të fitonte prandaj më mirë është që ato të përkrahin një kanidat i cili garanton harmoninë ndëretnike në vend. Mendim të ngjashëm ka shprehur edhe kryetarja e Iniciativës kroate Marija Vuçinoviq, e cila ka theksuar se çdo bisedë për zgjedhjet presidenciale duhet të ketë bazë platformën e përbbashkët në mes partive të pakicave , por se akoma është herët të flitet për diçka të tillë. Zjgedhjet presidenciale në Mal të Zi do të mbahen në pjesën e parë të vitit 2018 dhe deri tani asnjë subjekt nuk ka dalë me kandidat konkret por pritet që ato të jenë figurat më kredibile nga të dyja palët.