Partitë e pakicave kundër ligjit për martesat brenda të njëjtës gjini
Prej tvteuta10:09, 17 Qershor 2019
Shumica qeverisëse në Kuvendin e Malit të Zi për momentin nuk ka numrat e duhur për të votuar ligjin për martesat brenda të njëjtës gjini, pasi për këtë janë deklaruar kundër partitë e pakicave. Qeverisë i nevojitet që ky ligj të kalojë para përfundimit të seancës pranverore deri në fund të muajit korrik, përndryshe do të jetë e detyruar ta tërheq nga procedura. Propozimin e ligjit e përkrahin Partia Demokratike e Socialistëve, Socialdemokratët dhe Partia Liberale, por jo edhe pakicat, çka e bën të pamundur kalimin e tij në Kuvend.