Aktuale Më shumë

Partitë e opozitës nuk përfillin propozimin e Malit të Zi Pozitiv

Prej tvteuta10:09, 25 Janar 2016

Partitë opozitare kryesisht janë shprehur kundër propozimit të Malit të Zi Pozitiv, dhe e kanë cilësuar atë si joserioz.

Nga DEMOS janë shprehur se në ofertën e kësaj partie nuk ka asgjë të re, kurse nga partia Popullore Socialiste thonë se çdo votë për qeverinë, pa marrë parasysh kushtet, është kundër stabilitetit dhe zhvillimit të vendit.

Nga URA thonë se këto veprime janë të koordinuara me PDS-në, kurse për Partinë Socialdemokrate nuk është interesante asgjë që vjen nga Mali i Zi Pozitiv, ka thënë deputetja Draginja Vuksanoviq.

Në anën tjetër, në adresë të partisë qeverisëse akoma nuk ka mbërritur asnjë propozim konkret, ka thënë zyrtari i saj Dushko Markoviq.

  • 1

    Radio