Aktuale Më shumë

Partia Boshnjake sonte vendos për pjesmarrjen në qeveri

Prej tvteuta16:55, 22 Gusht 2023

Partia Boshnjake (BS) do të vendosë sonte për pjesëmarrjen apo jo në qeveri. Kjo parti sonte mban mbledhjen e Këshillit Qendror, ndërsa paraprakisht do të mbahet edhe seanca e kryesisë. Një nga burimet e portalit “Vijesti” ka thënë se kreu i PB, Ervin Ibrahimoviq, ka pasur një takim dypalësh me liderin e Lëvizjes Evropa Tani, Millojko Spajiq.

Sipas njoftimeve të deritanishme, në qeverinë e re kjo parti mund të marrë katër pozita, por deri tani vetëm ministria e transportit dhe ajo e punës dhe kujdesit social përmenden si të sigurta. Në anën tjetër kryetari i Partisë Demokratike Popullore dhe bartësi i listës së koalicionit “Për të Ardhmen e Malit të Zi (ZBCG) Millan Knezheviq, tha se ata ende nuk kanë marrë ofertë zyrtare dhe përfundimtare për të hyrë në qeveri nga mandatari Millojko Spajiq.

Knezheviq po ashtu në komunikatën për media theksoi se “gjithçka që u publikua në media këto ditë, dhe në lidhje me ofertat e supozuara drejtuar këtij koalicioni, janë thjesht spekulime të pabaza mediatike”.

“Në një bisedë jozyrtare të fundit me mandatarin Millojko Spajiq, ne i kërkuam atij që të na informojë për qëndrimin dhe ofertën përfundimtare për hyrjen e mundshme të koalicionit tonë në Qeveri dhe ta bëjë publik propozimin e tij në mënyrë që të shmangen spekulimet e mëtejshme mediatike. Duke pasur parasysh se deklarimin e tij e presim nga e diela, me këtë dalje në publik duam të eliminojmë çdo lloj misteri të supozuar rreth formimit të Qeverisë dhe të përkufizohemi qartë para qytetarëve që na dhanë besimin e tyre në zgjedhjet e qershorit”, tha Knezheviq.

  • 1

    Radio