Partia Boshnjake pranon hyrjen në qeveri. Ish Fronti jashtë?
Prej tvteuta23 August 2023

Këshilli Qendror dhe kryesia e Partisë Boshnjake e mbështetën hyrjen e saj në Qeveri, në seancat që u mbajtën mbrëmë. Sipas informacioneve jozyrtare, kjo parti në qeverinë e re do të fitojë një nga postet e zv.kryeministrit dhe ministritë e transportit, energjetikës, diasporës dhe bujqësisë. Ndërkohë, po sipas burimeve jozyrtare, koalicioni “Për të Ardhmen e Malit të Zi” nuk do të jetë pjesë e qeverisë, gjegjësisht mundësit për këtë janë të pakta.