Sociale Më shumë

Parqet Nacionale të Malit të Zi vendosën 16 shtëpiza për zogjtë e rrezikuar në Kripore

Prej tvteuta15:17, 24 Janar 2018

Parqet Nacionale të Malit të Zi, me qëllim të mbrojtjes së biodiversitetit janë duke zgjeruar aktivitetet në Kriporen e Ulqinit të parashikuara me planin për këtë zonë. Në bashkëpunim me ornitologun slloven Borut Shturmberger dhe me ndihmën e vullnetarëve dhe punëtorëve të Kripores, ato kanë ngritur 16 shtëpi për zogjtë të llojit Rul evropian,  një specie të rrezikuar globalisht që ngre fole në këtë zonë. Me këtë rast, kanë zevendësuar 16 kutitë e vjetra jofunksionale me shtëpiza të reja të bazuara në njohuritë më të reja të praktikuara. Në vendosjen në shtëpizave kanë ndihmuar individëve nga Ulqini, Sllovenia dhe Zvicra, si dhe disa organizata për mbrojtjen e zogjve,  BirdLife Steiermark , WWF Austria dhe Shoqëria L.I.F.E nga Austria, , Naturschutz Kilchberg  nga Zvicra  dhe Pelikan nga Ulqini. Nga Parqet Nacionale kanë falenderuar të gjithë për kontributin, në veçanti për  Fabian Schwarzenbach , Ernst Albeggeru  dhe Arno Mohl për bashkëpunim.

 

  • 1

    Radio