Ekonomi

Ekonomi Më shumë

Parqet nacionale: Përsëri lejohet peshkimi në Liqenin e Shkodrës

Prej tvteuta29 July 2017

Nga ndërmarrja publike “Parqet nacionale” lajmërojnë se prej 28 korrikut përsëri lejohet gjuetia e peshkut në Liqenin e Shkodrës. Masa e ndalimit të peshkimit u vendos me 18 korrik për shkak të nivelit të ultë të ujit, por reagimit të degës së biologjisë së Fakultetit matematiko-natyror në Podgoricë, i cili e cilësoi këtë masë si të gabuar, ndërmarrja iu drejtua Ministrisë së bujqësisë për anullimin e këtij vendimi, çka edhe u miratua. Peshkimi  në Liqenin e Shkodrës është i lejuar deri sa të komunikohen masa të reja për ndalimin e tij.