Parqet Kombëtare: Apel që të mos shkelet mbi sipërfaqet e ngrira
Prej tvteuta15:28, 13 Janar 2017
Parqet Kombëtare të Malit të Zi njoftojnë se për shkak të temperaturave të ulta zonat afër bregut të Liqenit të Shkodrës janë të ngrira, prandaj apelojnë tek qytetarët që të mos shkelin në këto sipërfaqe pasi mund të ndodhin pasoja të paparashikueshme për shëndetin dhe sigurinë e tyre.
Ato gjithashtu apelojnë edhe tek të gjithë vizitorët e Parqeve kombëtare që të mos shkelin mbi sipërfaqet ujore të ngrira, në mënyrë që të shmangen pasojat e padëshiruara.