Aktuale Më shumë

Parlamenti i Shqipërisë miraton unanimisht rezolutën kundër raportit të Dick Marty-t

Prej tvteuta09:18, 22 Korrik 2022

Parlamenti i Shqipërisë ka votuar unanimisht, të enjten mbrëma, me 125 vota të deputetëve, rezolutën me të cilën synon të hedhë poshtë akuzat për trafikimin me organe të qenieve njerëzore gjatë luftës në Kosovë, pretendime që burojnë nga një raport i Këshillit të Evropës.

Seanca u përcoll me shkëmbime akuzash mes Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike, rreth rolit të tyre në luftën e Kosovës dhe në raport me akuzat e ngritura ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kryeministri i Shqipërisë, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste e cila ka hartuar këtë projekt-rezolutë, Edi Rama, tha më herët gjatë ditës se përmes miratimit të saj synohet kthimi i dinjitetit të popullit shqiptar dhe luftëtarëve të UÇK-së.

Kuvendi i Shqipërisë përmes rezolutës kërkon që Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës “të realizojë një raport vijues dhe rishikim të Rezolutës 1782” e cila u dha hov pretendimeve për trafikimin e organeve të qenieve njerëzore në Kosovë dhe Shqipëri gjatë luftës së 1998-1999 në Kosovë.

  • 1

    Radio