Sociale Më shumë

Parlamenti Evropian miratoi MSA-në me Kosovën

Prej tvteuta09:35, 22 Janar 2016

Parlamenti Evropian në një seancë plenare e ka dhënë pëlqimin për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit në mes të Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Nga gjithsej 754 parlamentarë, 468 kanë votuar pro MSA-së për Kosovën. Në lidhje me MSA-në në Parlamentin Evropian është diskutuar mbrëmë ndërsa votimi i sotëm më shumë ka qenë formal. Nënkryetarja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunaçek, e cila është edhe raportuese për Kosovën në këtë institucion të BE-së, ka thënë mbrëmë në fillim të debatit, se MSA është një akt historik në raportet në mes të Kosovës dhe BE-së sepse është dokumenti i parë që rregullon raportet kontraktuale në mes të këtyre palëve.

  • 1

    Radio