Sociale

Sociale Më shumë

Parlamentarët shqiptarë qëndruan për vizitë në Mal të Zi

Prej tvteuta9 February 2017

Delegacioni i Këshillit për politikë të jashtme i Parlamentit të Shqipërisë, i kryesuar nga kryetarja Arta Dade, dje qëndroi për vizitë zyrtare në Mal të Zi. Fillimisht delegacioni i Shqipërisë u takua me kryetarin e Kuvendit të Malit të Zi Ivan Brajoviq me të cilin biseduan për marrëdhëniet bilaterale ndërshtetërore dhe marrëdhëniet parlamentare mes dy vendeve. Gjatë takimit u vlerësuan pozitive takimet e deritashme dhe shkëmbimi i përvojave i këshillave respektabile të dy parlamenteve në fushën e integrimeve evropiane. Delegacioni shqiptar u takua edhe me nënkryetarin e Kuvendit të Malit të Zi Genc Nimanbegu, me të cilin përveç temës së marrëdhënieve ndërshtetërore u fol edhe për pozitën e shqiptarëve në Mal të Zi dhe mbështetjen që Shqipëria po jep në këtë aspekt. Delegacionin shqiptar e priti edhe kryetari i Këshillit për marrëdhëniet ndërkombëtare dhe mërgimtarët të Parlamentit të Malit të Zi Andria Nikoliq.     /rtcg.me/