Parkingu në Ranë pritet të përfundoj në muajin prill
Prej tvteuta16:56, 8 Mars 2017
Parkingu në afërsi të Hollegros është projekt i cili ka filluar që nga viti 2013. Që nga ai vit e deri sot, ka mbetur një fazë e papërfunduar, dhe shkaku i ndalimit të punimeve ishte gjëndja e vështirë financiare në të cilën ishte gjendur Komuna e Ulqinit në atë moment , shprehet për Televizionin Teuta sekretari për çështje komunale Mustafë Gorana. Problem tjetër për mos vazhdimin e këtyre punimeve ka qënë edhe problemi me kontraktuesin e kryerjes së obligimeve i cili nuk ka qënë në gjendje që ti kryej ato .
Punimet për përfundimin e këtij projekti kanë filluar përsëri , dhe sekretari Gorana shprehet optimist se finalizimi i këtij projekti nuk do të shkojë më largë se deri ne fillim të muajit prill. Vazhdimi i këtyre punimeve përfshin vazhdimin e ndërtimit të shkallave, ndriçimin publik në këtë pjesë , vendosjen e parmakëve mbrojtës ,punimin e pjesës së sipërme e cila do të jetë një park pushimi si për fëmijet ashtu edhe për të moshuarit. Ndërsa në pjesën e poshtme janë të parapa 12 vend parkime. Gorana shprehet se qellimi i këtij projekti ka qënë rregullimi i kësaj hapsire publike e jo vendparkimi, duke qënë se kjo zonë ka qënë shumë e parregulluar dhe e lënë pas dore.
I gjithë projekti që nga fillim i punimeve të para në vitin 2013 e deri në vitin 2017 ku pritet përfundimi i punimeve arrinë shifren e 94 000 euro.