Sociale Më shumë

Parking Shërbimi së shpejti në funksion: Në plan 1.100 vendparkingje me pagesë

Prej tvteuta15:27, 14 Maj 2019

Ndërmarrja “Parking Shërbimi” më në fund do të filloi të funksionojë edhe në Komunën e Ulqinit ku janë paraparë  rreth 1.100 vendparkingje me pagesë.

Aleksandër Jacoviq, ushtruesi i detyrës së drejtorit tha për Televizionin Teuta se në Komunën e Ulqinit janë paraparë dy zona parkimi: ajo e kuqe dhe e verdhë. Në zonën e kuqe sipas elaboratit një orë do të kushtojë 60 cent, kurse në të verdhën 40 cent, ndërsa pagesa do të bëhet me anë të kartelës  ose me telefon. Për personat të cilët kanë shtëpi në afërsi ,do të ju mundësohet pagesa me anë të kontratës që parashihet të kushtojë 10 euro në muaj, ndërsa për subjektet afariste ,institucione,dhe ndërmarrje, çmimi do të sillet prej 70-90 euro në muaj,varësisht nga zona . Në këtë shërbim, sipas Jacoviq, do të punësohen rreth 25 persona.  Komuna e Ulqinit së shpjeti do të hap tenderin për sigurimin e një marimange e cila do të funksionojë në kuadër të Parking Shërbimit dhe Policisë Komunale.

  • 1

    Radio