Aktuale Më shumë

Parandalohet kontrabandimi i naftës

Prej tvteuta18:27, 22 Mars 2022

Zyrtarët e Drejtorisë së Policisë dhe Drejtorisë së doganave gjatë javës së kaluar kanë ndaluar shpërndarjen e paligjshme të derivateve të naftës në vlerë mbi 31 mijë euro. Veprimet e ndërmarra kanë rezultuar me kallëzim penal ndaj dy personave juridikë dhe dy personave fizik. Zyrtarët e Drejtorisë Policore në Prokurorinë Themelore të Shtetit në Podgoricë kanë parashtruar kallëzim penal kundër T.SH. (45) dhe A.SH. (47), si dhe ndaj dy personave juridikë për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale të falsifikimit të dokumentit zyrtar në lidhje me veprën penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare.

Punonjësit e Drejtorisë së Doganave kanë inspektuar kamionin-cisternë me dokumentacionin që tregon se kamioni përmban vaj lubrifikues. Doganierët dyshuan për përbërjen e lëndës së parë të substancës së deklaruar, kështu që në mënyrë të pavarur morën mostra që u dërguan në dy laboratore, të cilët konfirmuan se nuk bëhet fjalë për vaj lubrifikues, por për naftë. Nga Drejtoria e doganave thonë se e do të synojnë parandalimin e dukurive të ngjashme, të cilat pritet të ndodhin më shpesh si pasojë  e rritjes së çmimeve të karburanteve.

  • 1

    Radio