Sociale Më shumë

Parandalohet gjuetia ilegale në Kripore

Prej tvteuta16:32, 24 Dhjetor 2018

Shërbimi i mbrojtjes i angazhuar nga ndërmarrja “Parqet nacionale” arritën që me 22 dhjetor të parandalojnë aktivitetin e gjuetisë ilegale në Kriporen e Ulqinit, ku sipas të dhënave , dy persona të paidentifikuar kanë tentuar të gjuajnë në zonën e mbrojtur. Sipas njoftimeve nga “Parqet nacionale”, dy personat kanë arritur të largohen por në vendgjarje kanë lënë disa pajisje për gjueti të cilat do të shërbejnë si prova. Nga kjo ndërmarrje sigurojnë se janë të angazhuar që në mënyrë strikte të ruajnë biodiverzitetin e Kripores, në bashkëpunim me shoqatat joqeveritare, në veçanti me Qendrën për ruajtjen e zogjve.

  • 1

    Radio