Aktuale Më shumë

Paralajmërohet rregullimi i rrugës 28 Dhjetori

Prej tvteuta16:20, 29 Shtator 2022

Pas më shumë se tri dekadave të lënies pas dore, rruga 28 Djetori, njëra nga më të rëndësishmet dhe më të frekuentuarat e qytetit, mund të rregullohet.

Kjo nëse realizohet premtimi i kryetarit të Komunës, Omer Bajraktari, i cili tha se rregullimi i sa është prioritet, së bashku me asfaltimin e bulevardit Teuta.

Rruga 28 Dhjetori, e cila kalon nëpër lagjen Gjerana dhe e lidh atë me bulevardin Teuta, herën e fundit është afaltuar në vitin 1990, e prej atëherë, ajo është vetëm arnuar por jo edhe përfunduar, pasi trotuarët janë lënë në gjysëm.

A do të kryhet më në fund rregullimi përfundimtar i saj, do të shihet në periudhën e ardhëshme.

  • 1

    Radio