Paralajmërimet për bomba kanë ardhur nga Serbia dhe Bosnja
Prej tvteuta18 April 2017
Paralajmërimet e rrejshme për bombat e vendosura në disa objekte të frekuentuara në Podgoricë kanë ardhur nga Serbia dhe Bosnja, bëjnë të ditur për media burime pranë hetuesisë. Policia e këtyre vendeve është duke hetuar pistat e mundshme në drejtim të zbulimit të personave që kanë kryer këto thirrje . Mësohet se probleme të ngjajshme ka pasur edhe në Kroaci dhe Serbi. Sipas policisë, arsyet e këtyre parlajmërimeve janë krijimi i panikut dhe ndjenjës së pasigurisë tek qytetarët. Javën e kaluar polcia mori 5 paralajmërie të rrejshme për bomba, njëri ndër të cilët ishte edhe në qendrën e mallrave shumë të frekuentuar Delta City.