Para publikut ulqinak prezantohet libri i përkthyer “Ardhësit. Këngët e Ali Binakut”
Prej tvteuta23:18, 9 Korrik 2017
Në Galerinë e Qendrës për kulturë, Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” në praninë e një numri të konsiderueshëm të adhuruesve të fjalës së bukur, organizojë takim letrar kushtuar 110-vjetorit të lindjes së shkrimtarit Radovan Zogoviq dhe përurimin e botimit të ri të veprës “Ardhësit. Këngët e Ali Binakut”, përkthyer nga Anton Nikë Berisha. Berisha për televizionin Teuta thotë që ishte privilegjë të përkthente njërën ndër kryeveprat e autorit Zogoviq i cili ka rëndësi të madhe për shqiptarët.
Radovan Zogoviq ishte poet, përkthyes, publicist, veprimtar politik dhe akademik malazez. U lind më 19 gusht të vitit 1907, ndërsa vdiq më 4 janar të vitit 1986.