Sociale Më shumë

Para përgaditjet për sezon, si i pret Kalaja këtë vit vizitorët?

Prej tvteuta17:18, 7 Qershor 2022

Një ndër gjërat më të veçanta të një vendi është pjesa e vjetër e qytetit.
Ne në këtë rast kemi kalanë shekullore që vit pas viti pret turistë të huaj e peshon gjurmë të reja.
Pjesa më e bukur ku një shumicë e mirë e jona edhe krenohemi.
Përpara se të fillojnë turistët e shumtë Televizioni Teuta bëri një ngjitje për të pyetur se si është gjendja përpara fluksit të madh,  a u përgaditën banorët për sezonin turistik, dhe cilat janë edhe mangësitë që mbetën të pa zgjidhura.
Për tërë këtë na foli kryetari i shoqatës “Miqtë e Kalasë” Ismet Karamanaga.

Ai tha se turistët kanë filluar e sidomos në fundjavë, dhe më rëndësi është se banorët janë të gatshëm të mirëpresin mysafir.
Ai vazhdon dhe apelon për murin e rënë por edhe për hyrje të kalas që të merren masa, duke thënë se kalaja nuk është vetëm e banorëve të kalasë por e të gjithë qytetarëve e sidomos pasqyrë e gjithë qytetit.

Pavarësisht gjërave të vogla që na e vrasin syrin e që na i përsëriti edhe Ismet Karamanaga që vazhdojnë të mbesin të pa zgjidhura kalaja mbetet pika më e vizituar e vendit tonë e pikërisht për madhështinë e saj.

  • 1

    Radio