Aktuale Më shumë

“Papunësia në tremujorin e dytë është më e ulëta që nga matjet”

Prej tvteuta13:14, 19 Shtator 2023

Ministri i Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit, Goran Gjuroviq, ka bërë të ditur sot se Mali i Zi ka shënuar shkallën më të ulët të papunësisë në tremujorin e dytë që nga matjet.

Sipas të dhënave të Monstat, shkalla e papunësisë në tremujorin e dytë të këtij viti ishte 12,9 për qind, që është 1,7 për qind më pak krahasuar me vitin e kaluar dhe 4,2 për qind krahasuar me vitin 2021.

“Rritja e aktivitetit ekonomik dhe një sezon i mirë turistik kanë shkaktuar nevojën për një fuqi të re punëtore. Mali i Zi është në rrugën e duhur”, ka shkruar Gjuroviq në platformën X.

  • 1

    Radio