Papunësia në Mal të Zi mbi 21%
Prej tvteuta15:55, 17 Tetor 2017
Shkalla e papunësisë në Mal të Zi vazhdon të jetë tejet e lartë dhe ka arritur shifrat e 21.12%, sipas të dhënave të Byrosë së Punësimit. Sipas kësaj del se në Mal të Zi ka rreth 49.000 qytetarë të aftë për punë që nuk janë ët punësuar.
Papunësia më e lartë e regjistruar ka qenë në vitin 2000 32,7%, kurse më e ulta në vitin 2009, 10.1 %.